Lajme

Komiteti i 8-të i Monitorimit të Programit IPARD II

Komiteti i 8-të i Monitorimit të Programit IPARD II, si një mjet që monitoron efektivitetin dhe cilësinë e zbatimit të Programit IPARD. Strukturat zbatuese të Programit (Zyrtari Kombëtar Autorizues, Fondi Kombëtar, Agjencia IPARD) së bashku me Delegacionin e BE-së dhe Grupet e Interesit (Institucionet Publike dhe Private, Organizatat Jo-qeveritare), pjesëmarrës në këtë takim të organizuar nga Autoriteti Menaxhues (MBZHR) diskutuan në lidhje me arritjen e objektivave të Programit IPARD II, deri më tani si dhe progresin në vazhdim.
AZHBR si Agjencia e akredituar për menaxhimin e fondeve të bujqësisë dhe zhvillimit rural nga Bashkimi Europian, raportoi indikatorët e zbatimit të Programit IPARD II, dhe objektivat e Programit IPARD III.
Në këtë takim u theksuan dhe njëherë arritjet në lidhje me treguesin e kontraktimit, siç edhe është vlerësuar në Raport Progresin e BE për Shqipërinë në Tetor të 2022.

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.