Lajme

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, GIZ dhe SDI shpërndajnë tituj për mjeshtrit e përpunimit të leshit në Kukës

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në bashkëpunim me GIZ dhe shoqatën SDI organizuan ceremoninë e titujve Mjeshtër dhe Ndihmës mjeshtër në sektorin e përpunimit të leshit në Kukës. Presidenti i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë Luan Bregasi theksoi se Shoqata SDI ka krijuar kontakte me te gjitha hallkat e procesit të përpunimit të leshit dhe se gjatë kësaj kohe janë trajnuar 125 artizanë.

Bregasi deklaroi se qëllimi i këtij bashkëpunimi është fuqizimi ekonomik dhe social i grave te kësaj zone dhe angazhimin i të rinjve në ruajtjen e traditës dhe bërjes së biznesit.

Titullin Mjeshtër dhe ndihmës mjeshtër e morën nga 25 gra në sektorin e përpunimit të leshit. Duke parë nevojat e tregut është realizuar një modul trajnimi “Aftësi për Biznes” ku mendohen të trajnohen, jo vetëm gratë që merren direkt me këtë sektor, por edhe të tjerë, veçanërisht të rinj, për pjesën e menaxhimit dhe marketingut të produkteve.

 

https://www.youtube.com/watch?v=F1PLY83bQxs

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.