Lajme

Takim online mes specialistëve Gjermanë të fushës së Saldimit

Më datë 05.07.2021 u zhvillua një takim online mes specialistëve Gjermanë të fushës së Saldimit dhe specialistëve të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë

me qëllim bashkëpunimin dhe ndërkombëtarizimin e Certifikimeve që jepen nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në fushën e Saldimit.

Ndër të tjera laboratori i saldimit u vlerësua sipas specialistëve Gjermanë si laborator që i përgjigjet të gjitha standarteve ndërkombëtare për sa i përket makinerive që disponon.

Ata u shprehën të gatshëm për të shkëmbyer përvojat dhe për të ofruar asistencë në të gjitha proceset e saldimit,

duke filluar nga njehsimi i programeve deri te makineritë tradicionale dhe moderne që përdoren për saldim.

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.