Dhoma Kombëtare e Zejtarisë ka përfunduar me sukses zbatimin e programit “Ecosystem Builders | Boosting Support for MSMEs in Albania”, një iniciativë e rëndësishme në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në sektorin e zejtarisë.
Falë këtij programi, janë zhvilluar dy shërbime të reja në funksion të rritjes së kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së bizneseve artizanale:
-
Bazat e marketingut digjital për NVM-të në sektorin e zejtarisë, me qëllim rritjen e dukshmërisë dhe konkurrueshmërisë në treg
-
Artizanati i qëndrueshëm, një shërbim që promovon praktika miqësore me mjedisin dhe zhvillimin ekonomik afatgjatë
Dhoma Kombëtare e Zejtarisë mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sektorit të zejtarisë në Shqipëri, përmes iniciativave që nxisin inovacionin, zhvillimin dhe bashkëpunimin.