Më datë 20 Shtator 2025, në ambientet e Golden Spa, u zhvillua me sukses eventi i organizuar nga znj. Marjana Kroj, themeluese dhe drejtuese e Golden Spa, në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Zejtarisë.
I ftuari special, z. Pio Polimeni, terapeut holistik nga Italia, prezantoi demonstrime praktike dhe ndau njohuri të thelluara mbi terapitë natyrale dhe teknikat e avancuara të mirëqenies.
Gjithashtu, aktiviteti u pasurua nga pjesëmarrja e mjeshtrave të fushës së estetikës, të certifikuar nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, të cilët kontribuan me eksperiencën e tyre profesionale.
Ky event përbën një hap të rëndësishëm në promovimin e terapisë holistike, shëndetit natyral dhe rrjetëzimit ndërmjet profesionistëve të sektorit të mirëqenies dhe estetikës.

