Më 6 nëntor, në Shkodër dhe Vaun Dejës, u zhvillua ceremonia zyrtare e akordimit të titullit “Mjeshtër në fushën e Pastiçerisë” për z. Samuel Zyberi, e organizuar nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë.
Ky vlerësim përfaqëson njohjen e kontributit të z. Zyberi në zhvillimin e mjeshtërisë, profesionalizmit dhe traditës së pastiçerisë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e promovimit të zejeve dhe të ekselencës në këtë fushë.



