Më datë 30 tetor 2025, z. Samel Zyberi u certifikua me titullin Mjeshtër në fushën e pasticerisë, pas rekomandimit të bërë nga Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Brumrave dhe Pasticerisë.
Ky çmim vjen si rezultat i përkushtimit dhe kontributit të shoqatës, e cila prej vitesh luan një rol kyç në ngritjen e standardeve profesionale dhe promovimin e ekselencës në prodhimin e pasticerisë dhe brumrave. Bashkëpunimi i ngushtë midis Dhoma Kombëtare e Zëjtarisë dhe shoqatës ka ndihmuar në avancimin e praktikave më të mira dhe ruajtjen e traditës së artizanatit të pasticerisë në vend.
Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Brumrave dhe Pasticerisë vazhdon të jetë një pikë referimi për cilësinë, profesionalizmin dhe inovacionin në fushën e pasticerisë.



