Lajme

Rritja e kapaciteteve trajnuese për formimin profesional sipas standardit gjerman

Në kuadër të forcimit të kapaciteteve për zhvillimin e formimit profesional sipas standardit gjerman të mjeshtërisë, punonjës të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë dhe të shoqatave sektoriale kanë përfunduar me sukses Pjesën III të titullit Mjeshtër – Administrimi i Biznesit dhe Pjesën IV – Pedagogjia në Vendin e Punës.

Pas përfundimit të trajnimeve, pjesëmarrësit janë certifikuar si “Trainer for Action-Oriented Vocational Education and Training”, në përputhje me standardet e Organizatës Gjermane të Zejeve (DHKT).

Ky certifikim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në forcimin e sistemit të formimit profesional në Shqipëri, duke krijuar një rrjet trajnerësh të kualifikuar, të aftë për të përçuar më tej metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies dhe menaxhimit të trajnimeve, në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të zejtarëve.

 

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.