Dhoma Kombëtare e Zejtarisë organizoi me sukses eventin OPEN DAY – TIRANË, një ditë e dedikuar promovimit të ekselencës profesionale në fushat e parukerisë, berberisë, make-up-it dhe estetikës. Ky aktivitet u zhvillua me pjesëmarrje të gjerë dhe interes të lartë, duke bashkuar profesionistë vendorë dhe ndërkombëtarë në një mjedis bashkëpunimi, trajnimi dhe shkëmbimi përvojash.
Gjatë këtij eventi u zhvilluan trajnime profesionale dhe demonstrime praktike, si dhe u organizua ceremonia e certifikimit dhe aktivitete rrjetëzimi, të cilat kontribuuan në ngritjen e standardeve dhe cilësisë në këtë sektor.
Ky event përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin profesional të zejeve në vend, dhe Dhoma Kombëtare e Zejtarisë do të vazhdojë të mbështesë avancimin dhe fuqizimin e zejtarëve në të gjitha rajonet e Shqipërisë.
