Lajme

Mbledhja e Parë për Vitin 2026 e Këshillit Kombëtar të Punës

Nën drejtimin e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, u zhvillua Mbledhja e Parë për vitin 2026 e Këshillit Kombëtar të Punës (KKP).

Në kuadër të konstituimit të Këshillit, z. Luan Bregasi u zgjodh Nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Punës, duke shënuar një hap të rëndësishëm në funksionimin dhe përfaqësimin institucional të këtij organi këshillimor.

Mbledhja shënon fillimin e punës së KKP-së për vitin 2026, me fokus forcimin e dialogut social dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe partnerëve socialë.

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.