BiznesAlbania dhe Dhoma Kombëtare e Zejtarisë zhvilluan një takim me Raportuesin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, në kuadër të turit të takimeve të tij në Shqipëri, më datë 29 janar 2026.
Takimi u zhvillua me përfaqësues të organizatave të biznesit dhe sindikatave, ku u diskutua mbi situatën sociale dhe të punës, si dhe klima e biznesit në Shqipëri.
Në këtë takim, BiznesAlbania dhe Dhoma Kombëtare e Zejtarisë u përfaqësuan nga Zoti Koli Sinjari, Drejtori Ekzekutiv i BiznesAlbania dhe Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë.

