Në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë u organizua nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë në bashkëpunim me BiznesAlbanian workshop me temë ‘’Angazhimi i përbashkët social i nivelit të lartë si çelësi për informimin dhe konsultimin dhe sfidat e tyre’’. Të pranishëm ishin përfaqësues nga Sindikata e Portugalisë znj. Ana Filipe dhe z. Alberto Simoes, gjithashtu Presidenti i BSPSH z. Gëzim Kalaja, drejtor i përgjithshëm i BiznesAlbanias dhe President i SAUATT z. Bilbil Kasmi. Në fund të workshopit z. Koli Sinjari realizoi një intervistë me ekspertë të BE-së nga Portugalia ku diskutuan për rolin e organizatave të punëdhënësve.