Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në expocity.
Të pranishëm Ministër Z. Blendi Klosi, Minstre Znj. Anila Denaj, President i Dhkz-së Z. Luan Bregasi.
Nje event i rëndësishëm ku u theksua rëndësia e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë.
Industrisë së turizmit i nevojiten mjeshtra në shërbim, mjeshtra në mirkpritje, mjeshtra në kuzhinë, mjeshtra për të promovuar traditën shqiptare në identifikimin e etnografisë, veçorive gjeografike të qyteteve dhe zonave të pasura me histori dhe simbole.
Dhoma Kombëtare e Zejtarisë ka marrë misionin e formimit profesional në tregun e punës, në ndërmarrje dhe kompani duke gërshetuar teorinë në praktikë, bashkëpunimin me qendrat e formimit profesional për të bërë trajnime, kualifikime dhe çertifikime të mjeshtrave dhe ndihmësave.