ZAN’ART, panairi i zhvilluar në bashkëpunim nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe inovacionit, Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve dhe Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, dëshmoi qartë se artizanati shqiptar mund dhe duhet të kthehet në një burim të qëndrueshëm zhvillimi ekonomik.
Nga poçeria te filigrani, nga qëndisjet tradicionale te punimet në dru dhe qelq, ky event solli jo vetëm promovimin e produkteve “Made in Albania”, por edhe një platformë konkrete diskutimi mes artizanëve, institucioneve dhe partnerëve për të ndërtuar politika të reja mbështetëse. Ky është vetëm fillimi i një rruge që synon të kthejë trashëgiminë kulturore në një motor të gjallë të ekonomisë sonë.






