Lajme

Provimi vlerësues për sektorin e kozmetikës në DHKZ

Në ambientet e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë u zhvillua provimi vlerësues për kandidatët e sektorit të kozmetikës, në kuadër të procesit të certifikimit profesional.

Kandidatët iu nënshtruan një vlerësimi gjithëpërfshirës që përfshinte njohuritë profesionale në fushën e kozmetikës, pedagogjinë në vendin e punës si dhe menaxhimin e biznesit, me qëllim matjen e kompetencave dhe përgatitjes së tyre për tregun e punës.

Procesi u realizua me profesionalizëm, transparencë dhe integritet, duke garantuar një vlerësim të drejtë dhe objektiv për secilën kandidate.

Ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të përpjekjeve të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë për rritjen e cilësisë, profesionalizmit dhe standardeve të kualifikimit në sektorin e kozmetikës në Shqipëri.

 

 

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.