Më datë 30 tetor 2025, z. Sajmir Losha u certifikua me titullin Mjeshtër në fushën e përpunimit të bukës, pas rekomandimit të bërë nga Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Brumrave dhe Pasticerisë.
Ky çmim vjen si rezultat i punës së palodhur dhe përkushtimit të shoqatës, e cila prej vitesh luan një rol kyç në ngritjen e standardeve profesionale në prodhimin e bukës, pasticerisë dhe brumrave. Bashkëpunimi i ngushtë midis Dhoma Kombëtare e Zëjtarisë dhe shoqatës ka mundësuar avancimin e praktikave më të mira dhe promovimin e ekselencës në këtë sektor.
Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Brumrave dhe Pasticerisë vazhdon të jetë një pikë referimi për cilësinë, profesionalizmin dhe traditën në fushën e përpunimit të bukës në vend.



