Lajme

Takimi i Grupit të Menaxhimit të Integruar të Politikave (IPMG)

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë mori pjesë në Takimin e Grupit të Menaxhimit të Integruar të Politikave (IPMG) për Zhvillimin e Kapitalit Njerëzor, i cili u zhvillua më 11 mars 2026 në Tiranë.

Takimi u organizua dhe u drejtua nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet dhe prioritetet kryesore në fushën e kapitalit njerëzor, duke përfshirë prezantimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2026–2030 si dhe Planin Kombëtar për Barazinë, Përfshirjen dhe Pjesëmarrjen e Romëve dhe Egjiptianëve në Republikën e Shqipërisë 2026–2030. Po ashtu u prezantua raporti i progresit për vitin 2025 i Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2023–2030, si dhe ecuria e zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021–2026. Takimi shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe diskutimin e politikave ndërinstitucionale që synojnë përmirësimin e punësimit, aftësive dhe përfshirjes sociale në vend.

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.