Bashkëpunim Strategjik për Rritjen e Cilësisë në Industrinë Ushqimore
Më 24 Prill 2025 u zhvillua me sukses aktiviteti Info Day, një ngjarje që shënoi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Dhomës Kombëtare të Zejtarisë dhe ALTA Academy, me qëllim forcimin e cilësisë dhe profesionalizmit në industrinë ushqimore.
Ky event u mbajt në kuadër të projektit tonë të përbashkët me Dhomën Gjermane të Zejeve Koblenz.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues nga Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave, Oda e Prizrenit, Dhoma e Zejeve Koblenz si dhe studentë të ALTA Academy, të cilët kontribuan në diskutime të vlefshme dhe shkëmbime përvojash
Gjatë Info Day u trajtua rëndësia e njohjes së titujve profesionalë Ndihmësmjeshtër dhe Mjeshtër, të bazuar në programe trajnimi dhe kualifikime të standardizuara. U theksua gjithashtu roli i trajnimeve të dedikuara për sektorin ushqimor në fushat e pastiçerisë, bukëpjekjes, hoteleri–turizmit, bareve dhe restoranteve. U prezantuan projekte dhe konkurse që synojnë fuqizimin e profesionistëve dhe të rinjve përmes zhvillimit të aftësive dhe promovimit të talenteve. U diskutua mbi mbështetjen për bizneset e vogla dhe të mesme përmes rrjetezimit, këshillimit profesional dhe shkëmbimit të eksperiencave të suksesshme. Po ashtu, u theksua rëndësia e pjesëmarrjes në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare si trajnime, panaire dhe evente promovuese
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap konkret drejt ndërtimit të një force punëtore të kualifikuar, në përputhje me standardet europiane dhe në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të industrisë ushqimore në vend.