Lajme

Zejtaria, urë bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë

Intervista e Giovanni Firera per Gravita Zero

Zejtaria përfaqëson një trashëgimi të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë  dhe  është një sektor i rrënjosur në traditë, kreativitet dhe mjeshtëri, me potencial të madh për zhvillim ekonomik dhe kulturor.

Në këtë kuadër Dr Giovanni Firera është emëruar përfaqësues zyrtar i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë së Shqipërisë për rajonin e Piemontes dhe për të gjithë territorin italian.

Ky mandat zyrtar forcon rolin e tij në ndërtimin e bashkëpunimeve konkrete në fushën e zejtarisë përmes krijimit të rrjeteve artizanale ndërshtetërore, bashkëpunimit me dhomat e tregtisë, shkollat profesionale dhe institucionet e formimit promovimit të mjeshtërive tradicionale dhe moderne, si dhe zhvillimit të programeve të përbashkëta për trajnimin dhe certifikimin e aftësive të zejtarëve shqiptarë dhe italianë.

 

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.