Lajme

Giovanni Firera, përfaqësues i ri i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë të Shqipërisë në Itali

Giovanni Firera, ish-Konsull i Nderit i Shqipërisë në Itali, është emëruar nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë e Shqipërisë (DHKZ) si përfaqësues për rajonin e Piemonte-s, me kompetenca për të gjithë Italinë.

Ky emërim synon forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare e italiane, duke hapur rrugë të reja për projekte ekonomike, transnacionale dhe europiane, me fokus tek NVM-të dhe sipërmarrësit e rinj.

Firera u shpreh: “Është një nder i madh të përfaqësoj Dhomën Kombëtare të Zejtarisë të Shqipërisë në Itali. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të zhvilluar bashkëpunime dhe projekte të reja mes dy vendeve.”

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë e Shqipërisë është institucioni kryesor që përfaqëson dhe mbështet sektorin zejtarinë shqiptare, duke promovuar zhvillimin, formimin dhe certifikimin sipas standardeve europiane.

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.