Komiteti i Grave Sipërmarrëse

8 Mars - Event - Roli i Gruas Sipërmarrëse Zejtare

Komiteti i Grave Sipërmarrese Zejtare të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë në Ditën e 8 Marsit u gjend në Kalanë e Tiranës, duke promovuar gratë sipërmarrëse dhe produktet e tyre artizanale, por edhe zejtarë të tjerë të cilët u certifkuan me Titujt Mjeshtër.
Në këtë aktivitet morën pjesë Shoqatat e Ballkanit Perëndimor dhe Ukraina, Ekspertë nga Dhoma e Zejeve Koblenz, Oda e Prizrenit si edhe Shoqatat e vendit tonë me të cilat Dhoma Kombëtare e Zejtarisë bashkëpunon ngushtë.
Një falenderim i veçantë shkon për Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Z. Blendi Gonxhja për pjesëmarrjen e tij dhe për mbështetjen në fushën e zejtarisë.
Në këtë aktivitet të veçantë u certifikuan dhe Mjeshtra të fushave të ndryshme:
Znj. Estela Koni Mjeshtër në Fushën e Stilimit
Znj. Majlinda Bajraktari Mjeshtër në Fushën e Përpunimit të bukës
Z. Aranit Cekaj Mjeshtër në fushën e Kulinarisë
Z. Ismet Shehu Mjeshtër në fushën e Kulinarisë
Z. Andi Balla Mjeshtër në fushën e Kulinarisë
Znj. Jonida Kalemaj Mjeshtër Manikyr Pedikyr
Z. Englent Baku Mjeshtër në Përpunimin e Bukës,
I urojmë suksese Mjeshtrave!
 
 
 

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.