Lajme

Mbledhja e dyte e Komitetit te Perbashket Konsultativ i Shoqerise Civile Shqiperi-BE

Më 21 nëntor 2025, në Bruksel u zhvillua Mbledhja e dytë e Komitetit të Përbashkët Konsultativ të Shoqërisë Civile Shqipëri–BE, anëtar i së cilës është edhe z. Koli Sinjari, Drejtor Ekzekutiv i BiznesAlbania-s dhe Sekretar i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë.

Mbledhja u përqendrua tek situata aktuale e marrëdhënieve BE–Shqipëri, në kuadër të Paketës së Zgjerimit 2025.
Z. Sinjari mbajti një fjalë mbi Agjendën e Reformës për Shqipërinë, zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, si dhe mbi temën “Përmbledhje e situatës së shoqërisë civile në Shqipëri, duke përfshirë dialogun social”.

Në përfundim të mbledhjes u miratua Deklarata e Përbashkët.

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.