Lajme

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë nderon pesë figura të shquara të kulinarisë shqiptare me titullin “Mjeshtër”

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, me rekomandimin e Kryetarit të Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave, ka vlerësuar me titullin e lartë “Mjeshtër” pesë profesionistë të mirënjohur të gastronomisë shqiptare. Ky titull përfaqëson një mirënjohje të merituar për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, standardet e larta profesionale dhe promovimin e kulinarisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Të nderuar me titullin “Mjeshtër”:

  • Fundim Gjepali – Shef ekzekutiv në Padam dhe Agroturizëm Gjepali, një nga emrat më të njohur në Shqipëri dhe Itali, përfaqësues i spikatur i kuzhinës moderne shqiptare.

  • Albana Dulellari – Executive Masterchef në Bosco Restaurant dhe Perfect Food, ambasadore e Alta Group Albania. Një profesioniste që ka thyer barriera dhe ka sjellë një standard të ri në industrinë e gastronomisë.

  • Kevin Shoshaj – Instruktor në Albanian Chefs Academy dhe një nga talentet e reja më premtuese, i dalluar për teknikën bashkëkohore dhe kreativitetin e tij kulinar.

  • Arjan Cenkollari – Me mbi 20 vite eksperiencë, aktualisht në krye të “Rosa e Tymosur” në Pogradec, i njohur për aftësinë për të shndërruar traditën në eksperiencë autentike gastronomike.

  • Sokol Cukani – Me 30 vite eksperiencë në Shqipëri dhe Itali, F&B Manager dhe trajner i certifikuar, i angazhuar në konsulencë për projekte gastronomike dhe hoteliere.

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.