-
Dhoma Kombëtare e Zejtarisë lehtëson vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet subjekteve zejtare, zejtarëve, dhe subjekteve të biznesit që janë të interesuar për të përdorur produkte zejtare në veprimtarinë e tyre fitimprurëse, nëpërmjet organizimit të panaireve, publikimit të regjistrit të subjekteve zejtare, lobimit pranë biznesit vendas dhe ndërkombëtar për produktet zejtare vendase.
-
Bashkëpunon me institucionet përgjegjëse të vendeve të tjera për standardizimin ose njohjen e certifikatave të ndihmësmjeshtrit dhe mjeshtrit edhe jashtë vendit.
-
Organet e pushtetit qendror dhe vendor bashkëpunojnë me Dhomën Kombëtare të Zejtarisë plotësimin e objektivave të ligjit dhe shkëmbejnë informacionet e domosdoshme.