Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtar ofron workshope/seminare për të qënë sa më pranë Anëtarëve të saj.
Duke i ofruar biznesit të mesëm, të vogël dhe mikro të gjithë informacionet e nevojshme për zhvillimin e vazhdueshëm te biznesit dhe zhvillimin e ideve inovative për të qënë sa më konkurrues në treg.
Workshopet dhe seminaret në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë organizohen me pjesëmarrjen e e lektorëve shqiptarë dhe të huaj të cilët kanë njohuri dhe experiencë shumëvjeçare mbi nevojat që kanë bizneset sot. Pjesëmarrësit kanë mundësi të shkëmbejnë idetë, përvojën e tyre dhe të krijojnë lidhje midis tyre.