Promovon produktet e subjekteve zejtare të cilët janë anëtarë të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë brenda dhe jashtë vendit.
Organizon dhe merr pjesë në panaire kombëtare dhe ndërkombëtare në sektor të ndryshëm të zejtarisë.
Promovon veprimtaritë zejtare përmes faqeve te saj në rrjetet sociale si një mënyrë e cila sjell benefite në njohjen e produkteve të zejtarëve në të gjithë vendin.
Dhoma Kombëtare e Zejtarisë përmes shpërndarjes së vazhdueshme të informacionit për produktet zejtare rrit dhe fitimet në shitjet që kanë këto produkte në tregun vendas dhe më gjerë.