Në kuadër të projektit CFLI, u zhvillua një takim i rëndësishëm mes artizanëve të Gjirokastrës, si pjesë e angazhimit për fuqizimin dhe njohjen e artizanatit si profesion i mirëfilltë.
Gjatë këtij momenti bashkëbisedimi, Mjeshtrja me përvojë Elida Zhulati ndau me pjesëmarrësit rëndësinë e njohjes dhe certifikimit të profesionit të artizanit, si dhe ndikimin konkret që ky proces sjell në zhvillimin dhe formalizimin e biznesit artizanal për çdo Mjeshtër dhe Ndihmës Mjeshtër.

