Legjislacioni

 Të gjithë anëtarët e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë kanë mundësinë të paraqesin shërbimet dhe produktet e tyre në këtë platformë 

LIGJ Nr. 70/2016 PËR ZEJTARINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

LIGJ Nr. 70/2016 PËR ZEJTARINË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Ky ligj rregullon ushtrimin e veprimtarisë zejtare në Republikën e Shqipërisë, kualifikimin profesional në këtë fushë, si dhe organizimin e subjekteve zejtare nëpërmjet krijimit të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë. Qëllimi i ligjit është nxitja e zhvillimit të zejtarisë nëpërmjet mbrojtjes së interesave të zejtarëve dhe konsumatorëve të produkteve e të shërbimeve të zejtarisë, si dhe mbështetja për zhvillimin e kualifikimit profesional në këtë fushë. 

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Dhoma Kombëtare e Zejtarisë” është personi juridik që organizohet dhe vepron sipas këtij ligji.

2. “Organet e administratës qendrore dhe vendore” janë organet testuese dhe inspektuese të fushave të ndryshme, të lidhura me zejtarinë, që operojnë në treg, në bazë të kompetencave të përcaktuara në ligjet përkatëse.

3. “Regjistri i subjekteve zejtare” është regjistri që mban Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, në të cilin regjistrohen personat fizikë dhe juridikë, që ushtrojnë veprimtari zejtare në territorin e Republikës së Shqipërisë.

4. “Subjekt zejtar” është një person fizik apo juridik, siç përcaktohet në Kodin Civil, që prodhon të mira dhe realizon shërbime zejtare, sipas listës së profesioneve në zejtari. Në veprimtarinë zejtare procesi i punës nuk është i automatizuar në një shkallë të lartë ose nuk është i ndarë në shkallë të lartë në hallka të veçanta, ashtu siç është tipike për prodhimin industrial në seri. Kjo kërkon një kualifikim zejtar të punonjësve.

5. “Veprimtari zejtare” janë: a) zejtaria e shërbimit, që është mirëmbajtja dhe riparimi i stabilimenteve, linjave të prodhimit, pajisjeve e makinerive, objekteve, si dhe kryerja e shërbimeve të tjera; b) zejtaria prodhuese, që është përpunimi dhe prodhimi i produkteve për treg, që nuk kanë veçori të prodhimit industrial; c) zejtaria tradicionale, që është krijimi ose rikrijimi i objekteve të caktuara në mënyrë joindustriale, në sasi të vogla, bazuar kryesisht në punën me dorë dhe dijebërjen e trashëguar të vendit tonë, sipas përkufizimit të pasurive kulturore jomateriale, të përcaktuara në ligjin për trashëgiminë kulturore. Këtu përfshihen artizanati dhe artizanati shtëpiak.

6. “Zejtaria” është veprimtaria ekonomike, nëpërmjet së cilës prodhohen të mira dhe/ose realizohen shërbime zejtare përmes punës me dorë ose në seri dhe, në disa raste, duke përdorur aftësitë krijuese.

KREU II PRODUKTET KULTURORE

Trashëgimia shqiptare Produktet e veprimtarisë zejtare tradicionale respektojnë në mënyrë të përpiktë modelet e shpallura dhe të regjistruara si pasuri e trashëgimisë kulturore shqiptare. Shumëfishimi dhe riprodhimi i këtyre modeleve bëhet sipas procedurës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi për trashëgiminë kulturore.

Ndalohet shitja e objekteve me natyrë kulturore-artistike të importuara, në zonat e shpallura “Qendra historike apo arkeologjike”, sipas legjislacionit në fuqi për trashëgiminë kulturore, pas 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.