Projekte

Një Vit Suksesi me Projektin PREMA

Dhoma Kombëtare e Zejtarise pati nderin të marrë pjesë në festimin e njëvjetorit të zbatimit të projektit PREMA në Shqipëri, i organizuar nga GIZ, MKE dhe Ambasada Gjermane.
Sot u mbajt një event i veçantë në GIZ Rooftop, ku ndamë një fjalë përshëndetje për bashkëpunimin dhe rezultatet e arritura nga kompanitë anëtare të Dhomës Kombëtare të Zejtarise.
Gjatë këtij eventi, dëgjuam eksperiencat e Atelie Lizeta dhe Bijotiful Jewelry të cilët ndanë përvojat e tyre të suksesshme nga zbatimi i projektit PREMA.
Ishte një rast i shkëlqyer për të festuar arritjet tona dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin me partnerët tanë strategjikë.
Falenderojmë të gjithë ata që kontribuan në këtë sukses dhe që ndihmuan në krijimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë!

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.