Dhoma Kombëtare e Zejtarise mori pjesë më 21 nëntor 2024 në Forumin mbi Energjinë e Gjelbër dhe Risitë në Fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional, një ngjarje e rëndësishme për ofruesit e Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) dhe profesionistët në fushën e energjisë së gjelbër dhe inteligjente në ndërtesa. Ky forum ishte pjesë e aktivitetit "Panairi i Energjinë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2024" dhe përfshinte një diskutim të thelluar mbi zhvillimet dhe sfidat në sektorin e energjisë së gjelbër.
Gjatë aktivitetit, u prezantua projekti VET4GSEB, i mbështetur nga Bashkimi Europian, i cili synon përmirësimin e aftësive profesionale në fushën e energjisë së gjelbër. Po ashtu, u diskutuan politikat dhe strategjitë e Bashkimit Europian për këtë fushë, si dhe u paraqit një platformë trajnimi inovative, e cila ofron mundësi për zhvillimin e aftësive të profesionistëve në sektorin e energjisë së gjelbër dhe teknologjive inteligjente për ndërtimet e qëndrueshme.


