Projekte

Fuqizimi Ekonomik i Zejtarëve në Shqipëri përmes Certifikimit dhe Trajnimeve Profesionale

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, me mbështetjen e fondeve të Qeverisë Kanadeze për Nisma Vendore në Shqipëri përmes fondeve të CFLI (Canada Fund for Local Initiatives), ka nisur një cikël workshopesh dhe seminarësh me fokus zhvillimin profesional dhe rritjen e kapaciteteve të zejtarëve dhe bizneseve të vogla.
Ky projekt nuk është thjesht trajnim – është një hap drejt fuqizimit të dijes, nxitjes së ideve të reja dhe hapjes së mundësive për certifikim si Ndihmësmjeshtër apo Mjeshtër, synon t’i ofrojë anëtarëve tanë njohuri praktike, mbështetje për ide inovative dhe rrugën drejt certifikimit si Ndihmësmjeshtër apo Mjeshtër, duke fuqizuar kështu zejen si një trashëgimi e gjallë dhe e qëndrueshme. Sepse zejtaria nuk është vetëm punë me dorë, por trashëgimi që meriton të mbështetet dhe të jetojë më gjatë.  #CFLI, #CanadainAlbania
 

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.