Projekte

Nga Përvoja në Mjeshtëri: Certifikimi i Zejtarëve Shqiptarë

Pas viteve të punës, përkushtimit dhe mësimdhënies, vjen një moment kur puna jote flet vetë – dhe ky moment quhet Mjeshtër. Ky titull jepet nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, me mbështetjen e fondeve të Qeverisë Kanadeze për Nisma Vendore në Shqipëri përmes fondeve të CFLI (Canada Fund for Local Initiatives) si njohje zyrtare për ata që kanë ndërtuar karrierën mbi bazën e përvojës së qëndrueshme, aftësive profesionale dhe kontributit të vazhdueshëm në rritjen e brezave të rinj. Për të marrë certifikatën si Mjeshtër, nevojitet jo vetëm kalimi i provimit të kualifikimit, por edhe dëshmia se je i gatshëm të udhëheqësh, të edukosh dhe të mbrosh vlerat e një profesioni që kërkon zemër dhe mjeshtëri. Të jesh Mjeshtër nuk është fundi i rrugës – është nisja e një misioni për ta çuar më tej zanatin që ke ndërtuar me duart dhe zemrën tënde.  #CFLI, #CanadainAlbania

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.