Sesion informues mbi projektin “Trajnime PREMA në Shqipëri”
U zhvillua sot në ambjentet e Dhomës sesioni informues mbi Trajnimet PREMA. Ky Projekt financohet nga GIZ- ProSEED, dhe zbatohet nga Qendra Balance në bashkëpunim me Dhomen Kombetare te Zejtarise. Metodologjia PREMA është zhvilluar, aplikuar me sukses në Gjermani dhe në më shumë se 56 vende në botë.
Të gjithë anëtarët e Dhomës Kombetare te Zejtarise që morën pjesë patën mundësi për diskutim dhe pyetje sqaruese nga ekspertët e projektit, si edhe aplikimin në këto trajnime direkt nga code QR.